Presidenti Meta homazhe për vdekjen e Sabit Brokajt, mesazhe ngushëllimi edhe familjarëve (FOTO)

16:19 13/09/20204min97
meta-homayhe-sabit-brokaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe për ndarjen nga jeta të mjekut kardiolog, intelektualit dhe politikanit, profesor Sabit Brokaj.  

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule, u përul me nderim, duke ju shprehur personalisht edhe ngushëllimet e ndjera anëtarëve të familjes e të afërmve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Brokaj u shqua gjithmonë jo vetëm për veprën dhe kontributet e tij të vyera mjekësore, shkencore dhe akademike, por edhe për angazhimin e rëndësishëm në çështjen kombëtare, edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes.

Ai lindi në 7 janar 1942, në Vlorë. Nga viti 1959 deri në vitin 1964, Brokaj shërbeu si ndihmës mjekësor në një nëndetëse.

Pas diplomimit në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës në 1969, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972.

Nga 1972 në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë . Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologjinë vitin 1982. Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto