
3 ditë pasi shkarkoi Besa Shahinin, Kryeministri Edi Rama i ka dërguar këtë të enjte Presidentit Ilir Meta emrin e Evis Kushit, për ta dekretuar si Ministre të Arsimit.
Edhe pse kishte 7 ditë kohë, mësohet se Meta vetëm pak minuta nga marrja zyrtare e kërkesës, ka firmosur dekretin.
Tashmë Evis Kushi është Ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Kushi u emërua nga Kryeministri Rama vetëm 3 ditë më parë, pikërisht në ditën e parë të shkollës, që kulmoi edhe me largimin e pa pritur të Besa Shahinit.
Kohët e fundit Shahini ishte kritikuar shumë sa i përket, politikave të ndjekura në sistemin arsimor.
Pas emërimit Evis Kushi, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se ky është një “provimin i vështirë”
“E ndjej përgjegjësi shumë të lartë që të drejtoj. Kemi shumë gjëra me të cilat krenohemi, ndaj për mua është përgjegjësi e lartë. Sot si për ditë të parë të shkollës e nisëm shumë mirë. Të falenderoj shumë Besa dhe kryemnistrin për besimin”, është shprehur ndër të tjera Kushi