Presidenti Meta dekreton dy Komandantët e rinj të Forcave Detare dhe Tokësore- Emrat

17:25 02/10/20202min123
meta-kushtetuta-1-696x464

Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, është emëruar “Komandant” i Forcës Tokësore me dekret të Presidentit Ilir Meta.

Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet “Komandant”, i Forcës Detare.

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4264/1 prot., datë 01.10.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet “Komandant” i Forcës Tokësore.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4265/1 prot., datë 01.10.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet “Komandant”, i Forcës Detare.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto