Presidenti Meta dekreton datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Kur do të votojnë shqiptarët

23:16 06/09/20203min129
Capture

Në 25 prill 2021 shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të parlamentit shqiptar.

Data është dekretuar sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dy ditë pas konsultimeve me partitë politike, kreun e PD Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.    

Për partitë opozitare data 18 prill ishte data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa maxhoraca ishte e gatshme të shkonte në zgjedhje në çdo datë, me përjashtim të 2 majit e cila përkon me festën e Pashkëve ortodokse.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen me kodin e ri zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 qershorit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës.

Në dekretin e publikuar sot, kreu i shtetit thotë:

“Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.

 

Capture

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto