Presidenti Meta apel para zgjedhjeve të 30 gushtit në Malin e Zi

12:35 27/08/20203min90
Presidenti-Ilir-Meta

Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta u eshte drejtuar sot me nje thirrje gjithe bashkekombesve tane ne Malin e Zi, per zgjedhjet e 30 gushtit.

Me nje videomesazh postuar ne faqen e tij ne Facebook, Meta i quan nje mudnesi e shkelqyer për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

MESAZHI I METES

Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.

Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.

Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. 🇦🇱🤝🇲🇪

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto