
Presidenti francez Emmanuel Macron, teksa ishte në një takim me studentët në kampin veror të universitetit Clermon-Ferrand, për një moment hoqi maskën pasi u ndje shumë keq.
Ai e bëri këtë gjest për t’u kollitur dhe siç duket e kishte shumë problem mbajtjen e maskës.
Macron u shpreh :
“Do ta vendos një maskë më të hollë sepse më duket se kjo po absorbon gjithçka.”
Presidenti u kritikua ashpër në rrjetin social Twitter sepse nuk ka respektuar protokollin kundër COVID-19, ndërkohë që videoja e tij bëri xhiron e rrjetit.