Presidenti i Federatës së Kosovës me COVID-19? Publikohen analizat e Agim Ademit

15:45 07/09/20201min227
Agim-Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi përgënjeshtroi lajmet e disa mediave në Kosovë se është infektuar me koronavirus.
Agim-Ademi ademi-4-600x360

Kreu i futbollit në Kosovë u shpreh për “lajmi.net” se informacionet paraprake ishin të pavërteta, ndërsa shtoi se ndodhej në një mbledhje gjatë kohës që po prononcohej.

 

“Jo, nuk është aspak e vërtetë. Bile tani unë jam në një mbledhje”, u shpreh Ademi.

Madje, “Gazeta Express” publikoi rezultatet e analizave të Ademit, të cilat u kryen dje para ndeshjes së djeshme në “Fadil Vokrri” Kosovë-Greqi (1-2) . Mungesa e tij në stadium ngjalli dyshime se presidenti i FFK-së është infektuar me COVID-19.

118932720_2430807577212971_4089603517776903624_n-450x600

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto