“Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën”, vjen reagimi i parë i kreut të shtetit për kufirin detar me Greqinë

18:49 27/08/20205min120
Presidenti-Ilir-Meta

Vjen reagimi i parë i Presidentit Ilir Meta pas deklaratave nga Greqia se do zgjerohet në Detin Jon.

Kreu i shtetit eshte pyetur nga mediat teksa ka qene në Drashovicë, dhe tha se për çështjen e kufirit detar me Greqinë do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurtë që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe Këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta nga Vlora, citon News24.

118654793_3292595727453344_7352872202231181711_o118645899_3292595340786716_8251740374222617175_o

POSTIMI I METES NE FACEBOOK

“Te ura në Drashovicë,
Aty ku fillon Labëria,
Te Porta e Labërisë,
Ku nis e gjëmon historia…”

Shumë i lumtur të jem sot në Drashovicën e burrave hijerëndë, fisnikë dhe krenarë, simbolin e shkëlqyer të trimërisë dhe qëndresës së kombit shqiptar, ku çdo pëllëmbë tokë mbart histori, sakrifica dhe gjakun e bijëve e bijave të paharruar të kësaj krahine.

Këtu në Harkun e Triumfit të luftërave për liri e mbrojtje të integritetit territorial, në vendin e kuvendeve dhe besëlidhjeve të burrave të kombit, aty ku u mbrujtën dhe nisën betejat e mëdha për çlirimin e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.

Djemtë e Drashovicës dhe e mbarë Labërisë, zemërluanët kuq e zi të çdo epoke, janë model i shkëlqyer i djalërisë shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto