Presidenti amerikan, Donald Trump, do testohet sërish për Covid-19

10:13 20/10/20201min86
download - 2020-10-20T101214.422

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të testohet sërish për Covid-19 përpara debatit të ardhshëm presidencial me kandidatin demokrat Joe Biden këtë javë.

“Sigurisht që nuk do të kisha asnjë problem”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse do të testohej para debatit të së enjtes në Nashville.

Trump njoftoi më 2 tetor se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk ka pranuar të tregojë kur testoi për herë të fundit negativ para debatit të mëparshëm të mbajtur më 29 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto