Presidentët e 3 klubeve të Superiores, ja nga kush do të përbëhet delegacioni që do përballet me qeverinë

14:50 12/09/20201min111
Presidentet-e-FSHF-se-ne-Minsk

Në mbledhjen e mbajtur nga Liga Profesioniste e Futbollit është vendosur që të mos fillohet kampionati në rast se qeveria nuk plotëson 4 kërkesat që kanë klubet.

Ditën e sotme është vendosur edhe grupi i negociatorëve me qeverinë, i cili do të përbëhet nga presidenti i Tiranës, Refik Halili, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi dhe presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima.

Të 3 këta presidentë u zgjodhën nga të pranishmit në mbledhje. Gjithashtu është vendosur që sekretari i Ligës, Dritan Kadia të bisedojë me Fidel Yllin. Delegacioni zyrtar pret të bisedoje me qeverinë dhe kryeministrin, që kanë aftësitë për të përmbushur kërkesat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto