Premtuan të sillnin një bashkëpunim, çfarë ka ndodhur mes Noizyt dhe Dhurata Dorës?

15:30 26/10/20202min65
download - 2020-10-26T142947.708

Noizy dhe Dhurata Dora do të sillnin një bashkëpunim. Lajmin e konfirmoi vetë reperi pak kohë më parë, kur ishte i ftuar tek “NIN”. Mirëpo, teksa fansat prisnin projektin e tyre, duket se këngëtarët nuk e kanë realizuar akoma këngën në fjalë.

 

Sipas Prive.al, ky bashkëpunim është shtyrë për një afat të pacaktuar. Shkak për këtë nuk është ndonjë problem mes dy këngëtarëve, por situata e shkaktuar prej pandemisë.

 

Momentalisht ata nuk kanë mundur të gjejnë kohën dhe mënyrën e duhur për të realizuar bashkëpunimin e shumëpritur. Megjithatë, ideja dhe dëshira për të realizuar një projekt së bashku, vazhdon të qëndrojë në planet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto