Prekëse/ Rrëfimi i sinqertë/ ‘Zogu Tiranës’: Ja pse më mungojnë shokët e burgut

22:22 09/11/20203min100
auto_zogu-640x4051592137650

Hermes Nikaj ose siç i thërrasin ndryshe “Zogu i Tiranës”, prej 6 muajsh po qëndron në arrest shtëpie me shpresën e mbylljes së çështjes pas arrestimit në flagrancë 1 vit më parë, me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Në një intervistë për “Panorama plus”, Hermesi rrëfen si po i kalon këto ditë, bisedat virtualisht, miqtë e njohur që e mbështetën apo ata që i kthyen shpinën në këto ditë të vështira dhe planin për t’u rikthyer në ekran.

“Prej gjashtë muajsh unë ndodhem në arrest shtëpie, pa të drejtën për të dalë e punuar. I jam përshtatur realitetit të ri, edhe pse me pak vështirësi. Jeta ime ka ndryshuar shumë, pasi ndihem i ndrydhur e i kushtëzuar. Masa e dënimit “Arrest shtëpie” është një masë ekstreme, jo e lehtë, dhe e papërshtatshme për mua. Por pastaj e marr me sportivitet, dhe mendoj se kështu është e gjithë bota në këtë periudhë pandemie. Të thyej ligjin? Jo, mos e dhëntë Zoti, kurrë! Momentalisht jam “single” e gjithçka po shkon mirë. Në fakt, nuk është çasti i duhur për dashuri! Unë jam në kontakt çdo ditë me njerëz, sigurisht me anë të rrjeteve sociale apo vizitave në shtëpi. Shkëmbej mesazhe dhe sidomos mesazhet suportuese më motivojnë shumë! Njerëzit që më duan janë të shumtë dhe ndihem shumë mirë për këtë fakt! Fundja, këtë qëllim i kam vënë vetes: që në televizion të dhuroj pozitivitet!”, shprehet Hermes.

I pyetur nëse i mungojnë shokët e burgut, gazetari përgjigjet: “Jam pritur dhe trajtuar shumë mirë. E kanë kuptuar situatën time dhe më kanë mbështetur, e madje më thonin që “ti nuk je për këtu”. I mbaj mend dhe i falenderoj për kurajon! U uroj lirim të shpejtë të gjithë atyre që kanë kaluar të njëjtën situatë si unë! Gjithashtu, shpreh edhe falënderimet e mia për stafin e paraburgimit “Jordan Misja”!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto