Prej ditësh në terapi intensive, një tjetër mjek shqiptar humb jetën nga koronavirusi

09:48 20/08/20202min102
covid19-696x392

Një tjetër mjek nga Kosova ka humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve.  Mjeku gjinekolog Burim Krasniqi nuk ja ka dalë që të fitojë betejën me Covid-19.

I ndjeri ka qenë duke u trajtuar që disa ditë në mjekimin intensiv qendror në QKUK, pasi i ishte komplikuar gjendja nga koronavirusi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe kolegët, drejtori i Klinikës Dr. Jakup Krasniqi dhe dr. Ilir Azizi.

Shoku im me i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi) Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në luftë me shumecka dole triumfus, e besoja që do dalesh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im, Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.

Krasniqi është mjeku i shtatë që kanë ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19 në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *