Prej disa ditësh në spital / Mjeku personal i Silvio Berlusconit flet për gjendjen shëndetësore të ish-Kryeministrit italian

20:55 07/09/20201min133
fcafd4dd962ce1f1b52faf44dfc94dca_L

Ish-Kryeministri italian, Silvio Berluskoni u konfirmua pozitiv me Covid-19 katër ditë më parë dhe menjëherë pasi gjendja e tij u përkeqësua, u dërgua me urgjencë në spital për marrjen e shërbimit të nevojshëm dhe profesional mjekësor.

Ndërkohë, sot ka folur edhe mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo, i cili bëri me dije se shëndeti i ish-Kryeministrit italian po përmirësohet dhe se sistemi i tij imunitar tashmë është më i fortë.

Ai tha se Berlusconi do të duhet të qëndrojë ende në spital, ndoshta deri në fund të javës.

Përveç ish-kryeministrit, edhe vajza e tij Marina gjithashtu doli pozitive sot. Sidoqoftë, ajo është asimptomatike dhe megjithëse në izolim, vazhdon punën e saj.

“Pamja e përgjithshme klinike” e  Silvio Berlusconi, e pranuar në spitalin San Raffaele në Milano për koronavirus, “duket se po përmirësohet dhe është në përputhje me provat hematokimike dhe rifillimin e një përgjigje të fortë imune specifike, të shoqëruar me një reduktim të indekseve të inflamacionit,”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *