Prapaskena e shkarkimit të numrit 2 OFL Artan Shkëmbi, gjermanët akuzojnë për nxjerrje sekreti

15:25 29/09/20201min120
Screenshot_4-23

Një ditë më parë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pezulloi nga detyra zv.drejtorin e Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, por arsyeja ngjalli dyshime të forta.

Me sa duket vendimi i Ardi Veliut e ka prapaskenën nga përtej kufirit.

Mësohet se kohë më parë autoritet gjermane kanë kërkuar informacion për një grup i cili kishte në veprimtarinë e tij, trafikun e kokainës, por që sipas tyre dikush kishte vënë në dijeni këtë grup.

Policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në gjermani dhe kanë ngritur dyshime ndaj numrit dy të OFL në Shqipëri, si ishte pikërisht Artan Shkëmbi që kishte informuar subjektin nën hetim nga gjermania.

Shkëmbi i është nënshtruar edhe vetingut në polici, proces të cilin e kaloi në shkurt të këtij viti, ku është cilësuar si i përshtatshëm dhe i pastër për të gjitha kriteret si atë profesional por edhe kontrollin për pastërtinë e figurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto