Pozoi e zhveshur ditën e djeshme, Kida del ‘blof’ me përdorimin e tepërt të ‘photoshop’

10:48 09/09/20202min37

Screenshot_34-1

Kida është padyshim një nga artistet më të suksesshme shqiptare. Ajo është mjaft e talentuar dhe ka krijuar një stil të veçantë, i cili e ka karakterizuar që në fillimet e karrierës së saj. Paraqitjet e saj kanë qenë gjithmonë shumë joshëse, të bukura dhe aspak të ekzagjeruara.

Mirëpo kohët e fundit Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi ka vendosur të shfaqet ndryshe, duke krijuar paraqitje mjaft provokuese. Ditën e djeshme këngëtarja pozoi ‘topless’ për herë të parë dhe pamjet i ndau me ndjekësit në rrjete sociale. Ajo u shfaq me një trup perfekt dhe të tonifikuar por kot nuk thonë: Jo çdo gjë është ashtu siç duket.

Artistja me origjinë kosovare e ka tepruar duke rregulluar fotografinë e saj dhe ka përdorur aq shumë ‘photoshop-in’ saqë ka deformuar vetë këmbën e saj. Këtë gjë e kanë vënë re edhe fansat e  Kidës, komentet negative të së cilëve nuk kanë munguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *