“Porti i Durrësit de facto i Kosovës”/ Mediat serbe jehonë deklaratës së Ramës: Provokim

18:04 02/10/20201min102
blic

Mediat serbe i kanë kushtuar hapësirë deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, ku tha se ambicia është që të hiqet kufiri mes dy vendeve.

Deklaratën e Ramës për “shndërrimin e portit të Durrësit në një port de fakto edhe të Kosovës”, mediat serbe e kanë quajtur provokim të radhës.

Blic.rs“,shkruan se Shqipëria dhe Kosova po i heqin praktikisht doganat mes tyre.

Ndërsa gazeta serbe sjell në vëmendje faktin se ministrat serb në qeverinë e Kosovës Goran Rakić and Dalibor Jevtić nuk ishin në mbledhjen e Tiranës.

Ndërkohë, “B92” shkruan se delegacioni nga Kosova u prit në Tiranë me nderime të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto