Polumbarët gjejnë trupin e 19 vjeçarit, kishte shkuar për tu larë në rezervuarin e Shishtavecit

10:47 04/09/20201min87
rezervuari-1024x553-1

Polumbarët e Reneas kanë gjetur mëngjesin e kësaj të premte, trupin pajetë të 19 vjeçarit S.B, në rezervuarin e fshatin Shishtavec.

I riu nga fshati Borje, kishte shkuar në rezervuar për tu larë ditën e djeshme, por ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Njoftimi i plotë i policisë: Kukës

Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.

Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto