Politikani i njohur shqiptar pozitiv me COVID-19: Pagova 5 mijë euro për t’u kuruar…

14:12 09/10/20205min253
covidiii-1 (1)

Politikani i njohur Neritan Caka, bën pjesë e atyre personave që ka fituar betejën me virusin COVID-19. Ai këtë mesditë ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku foli rreth vështirësive të sëmundjes. Në radhë të parë, sipas Cakajt, kosto më e madhe e kësaj sëmundjeje është shpenzimi monetar.

Ai zbuloi se për mjekimin në shtëpi, duke përfshirë, aparaturat, ushqimet, medikamentet, ka shpenzuar plot 5 mijë euro. Caka “akuzoi” qeverinë se ajo nuk po kujdeset për qytetarët e sëmurë. Politikani tha se ka bërë tamponin tek ISHP-ja dhe ajo rezultoi negative, kur ndërkohë ai së bashku me bashkëshorten merrte frymë me ndihmën e oksigjenit. Ndër të tjera Caka tha se nëse një person pensionist jeton vetëm dhe nuk ka ndihmën e familjarëve apo të afërmve, sipas tij është fizikisht i vdekur nga kjo sëmundje. Për këtë ai bëri një paralelizëm me situatën e krijuar në Veri të Italisë, në fillim të pandemisë, ku sipas Cakajt situata traumatike u krijua pasi pensionistët atje jetojnë vetëm.

“Më bënë tamponin dhe rezultova negativ. Pra këtu kemi një klonim të kryeministrit tonë që është arrogant dhe cinik në të gjitha drejtimet, e deri tek mjekët e infermierët. Kjo është ndjenja që kam pasur në raport me këtë sëmundje. Covidi i ka simptomat e sakta, nëse ti nuk merr frymë më dhe je në oksigjen çfarë do të jetë. Janë këto mjekime, nuk ka mjekime të tjera. Ka aparat që mat oksigjenin dhe nëse je poshtë 90 nuk merr dot frymë. Duhet të vijë një mjek të të shohë gjendjen fizike dhe mjekimi vjen nga kontaktet personale. E vetmja mbështetje është shoqëria. Kryeministri jonë e dinë, por ka cinizmin e tij dhe thotë që nuk të lenë vetëm në Shqipëri. Në qoftë se këta nuk të sjellin ushqime t’i vdes. Shitësit që janë në dispozicion tënd, komshinjtë që të sjellin paratë sepse e dinë që nuk shkon dot në bankë. Nëse nuk ke të afërm dhe miqtë je fizikisht i vdekur. Unë mendoj që katastrofa që pati Italia në pjesën veriore, ata që kanë humbur kontaktet me familjen dhe ajo traumë që ndodhi ka ardhur ngaqë pensionistët atje jetojnë vetëm”, tha Cakaj.

Më tej Cakaj bëri një apel për qeverinë, duke i kërkuar që të përdorë paratë e dhuruara nga Bashkimi Europian dhe të heqë dorë nga aventurat e super rrugëve dhe tuneleve.
“Kostot e familjes unë llogaris çdo gjë, ushqimin, aparaturat, medikamentet është 5.000 euro. Kjo është e ardhmja për çdo familje shqiptare. Baza është përgatitja e shtetit për t’i mjekuar të sëmurët në familje. Këto duhet t’i mundësojë shteti. E gjithë shuma varion tek 100 milionë euro, por shteti i ka. Gjysmat i ka marrë nga BE-ja dhe i ka, ndërsa të tjerat duhet ti heqë nga aventurat e tuneleve dhe super rrugëve. Nëse do të ishte kjo garanci nuk do të kishin vdekur kaq njerëz. Një i sëmurë në Covid, është i sëmurë psikologjik në rrallë të parë. Unë një ditë më parë kam qenë shëtitje tek liqeni, të nesërmen me temperaturë dhe më pas me oksigjen”, u shpreh politikani

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto