
Ish-ministri i periudhës së Berishës, Neritan Ceka është prekur nga koronavirusi së bashku me bashkëshorten e tij.
Ceka së bashku me bashkëshorten e tij ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa nuk dihet ende si paraqitet gjendja shëndetësore e çiftit Ceka, por bëhet e ditur se arkeologu dhe gruaja e tij po marrin mjekime në shtëpi.
Përgjatë muajve të fundit koronavirusi ka shënuar një përhapje të ndjeshme në vend ku ka pasur rritje të numrit të të infektuarve, por edhe të viktimave.