Politikanë, gazetarë dhe personazhe të njohur, emrat që do të dëshmojnë në gjyqin e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit

09:53 21/09/20203min113
izet-haxhia-696x388-1

Zhbllokohet dosja e Izet Haxhisë. Pas më shumë se dy vitesh zvarritje, duket se procesi ka hyrë në fazën e tij më të rëndësishme, atë të dorëzimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve. Gazeta ka mësuar se më datë 23 rifillon procesi ndaj Haxhisë ku do të dorëzohet lista me dëshmitarët që do të kërkohet të thirren. Haxhia u ekstradua nga Turqia, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit. Procesi ndaj tij nis me shumë bujë, pasi Haxhia akuzon drejtpërdrejt Sali Berishën si të përfshirë në vrasje. Madje ai është në krye të listës së dëshmitarëve që janë thirrur për t’u ballafaquar. Haxhia në seancat paraprake, ku u njoh me dënimin kërkoi ballafaqim me Berishën. Por edhe pse procesi u mbajt peng, duket se tashmë do të hyjë në një fazë krejt ë re. Haxhia ka deklaruar se do të dorëzojë prova të reja dhe do të kërkojë dëshmi nga të gjithë ata që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Dëshmitarët

Përveç Sali Berishës, Izet Haxhia ka përgatitur një listë edhe me 41 emra të tjerë që do t’i thërrasë për të dëshmuar për të provuar pafajësinë e tij. Pjesë e listës janë edhe një sërë emrash të njohur si ish-kryeministri Fatos Nano, gazetarët Ylli Rakipi dhe Alfred Peza, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, demokratët Genc Pollo, Jemin Gjana dhe Jozefina Topalli, por edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, por edhe Sali Lusha, Fisnik Sina, Zenel Neza, Mentor Daja, Sami Sula, Erli Murati, Genci Pepo, Kujtim Yzo, Pëllumbesh Gjoni, Marjan Gryka, Guxim Biberaj, Agim Logu, Jaho Mulosmani, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, Genci Burimi, Majlinda Popoviç, Dhurata Sina, Arben Rakipi, Agim Selimi, Shkëlzen Lushaj, Lad Mustafa, Ilir Cano, Elvis Gjeci, Afrim Krasniqi, Dem Dollapi, Cek Prozhlloni, Astrit Muldaka, Spartak Poçi, Vili Minarolli, Shkëlzen Susha, Lad Mustafa dhe Besim Ymaj. Të gjithë këta emra janë personazhe që kanë dijeni për ngjarjen dhe mund të japin informacione shumë të volitshme për zbardhjen e plotë të asaj. Madje Fatos Klosi është një ndër ata që e ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën se ka gisht në atentatin ndaj Azem Hajdarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto