Polifonia është një vlerë shumë e madhe kulturore e shqiptarëve/ Presidenti Meta ka vlerësuar dy këngëtarë të muzikës popullore shqiptare

16:52 06/11/20203min90

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka vlerësuar dy këngëtarë të muzikës popullore shqiptare.

Meta shprehet se polifonia është një vlerë shumë e madhe kulturore e shqiptarëve, vlerësuar nga UNESCO.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

 

 

Kënaqësi e madhe që nga zemra e Mallakastrës, në Bylisin e jashtëzakonshëm, kulmin e qytetërimit ilir që na bën krenar të gjithëve, të vlerësoja sot dy personalitete të shquara të kulturës popullore dhe polifonisë, Guri Rrokaj dhe Yzeir Llanaj, me kontribut të madh në ruajtjen, promovimin, kultivimin e trashëgimin brez pas brezi të kësaj pasurie kombëtare, që prej 15 vitesh është bërë pjesë e UNESCO-s.

Polifonia është një nga vlerat tona më të mëdha kulturore e shpirtërore që në shekuj u ka dhënë forcë shqiptarëve për të përballuar sfidat e mëdha, por edhe për të shprehur gëzimet e jetës.

Mirënjohje grupeve të polifonisë së Labërisë, Mallakastrës, Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës, Bregut dhe gjithë trevave shqiptare që mbajnë gjallë këtë pasuri unikale, pjesë e pandashme e trashëgimisë së vyer të kulturës botërore.

Polifonia u ka dhënë kurajë betejave për Liri të shqiptarëve duke përjetësuar dhe frymëzuar në çdo kohë trimërinë e popullit tonë sa herë Pavarësia dhe Sovraniteti i Shqipërisë ndihen të rrezikuara. 🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto