Policia Norvegjeze reagon për personin që goditi turmën me hark me shigjeta: Autori ka shfaqur shenja radikalizmi

12:49 14/10/20211min59
Capture-4-1-770x416

Policia Norvegjeze ka njoftuar pak më parë, se personi që goditi mbrëmjen e djeshme me hark e shigjetë mbi turmën e njerëzve, duke lënë të vdekur të paktën 5 persona, ka shfaqur shenja radikalizmi, duke mos dhënë detaje të tjera.

Kjo është konfirmuar nga BBC. Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua në qytetin Kongsberg. Autori u identifikua si Reiner Winklarson, i cili është arrestuar nga policia pak minuta larg sulmit.

Ai madje kishte paralajmëruar sulmin disa ditë më parë, nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *