Policia blindon hyrjet dhe daljet e qytetit të Elbasanit

19:17 09/10/20201min145
policia-shkoder-1

Qyteti i Elbasanit është blinduar mbrëmjen e sotme nga forcat e Policisë, të cilat po zhvillojnë kontrolle të shumta në një sërë aksesh rrugore.

Pika kontrolli janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit.

Postblloqe vijnë ndërsa kontrollet në këtë qytet problematik për grupet kriminale janë shtuar javët e fundit.

Gjatë ditës së sotme, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së Bujar Çelës, një 37 vjeçar nga Dibra, i cili dyshohet të jetë përfshirë edhe krime të tjera.

Nuredin Dumani e ka pasur bashkëpunëtor Talo Çelën, i shpallur në kërkim për grabitjen në Rinas, vëllai i viktimës.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, pasi Bujar Çela njihej si person jo problematik në qytetin e Elbasanit. Ai u ekzekutua teksa konsumonte kafe në një prej lokaleve të qytetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto