“Po sikur…”, Ori Nebiaj nuk do të jetë më pjesë e emisionit të mëngjesit këtë sezon?!

10:42 04/09/20202min88
7568b627-c45f-4f10-a59a-6222d457b498-696x696

Ori Nebiajn dhe Isi Islamin jemi mësuar t’i shohim çdo mëngjes në ‘Wake Up’ në ekranin e ‘Top Channel’. Të dy konsiderohen si dy moderatorë mjaft të qeshur edhe energjikë po nuk dihet ende nëse do të vijojmë t’i shohim bashkë në sezonin e ardhshëm televiziv.

Dyshimet i ka ngritur një postim i Orit në Instastory, e cila ka shkruar se këtë sezon mund të flejë gjumë, duke nënkuptuar që nuk do të zgjohet herët për emisionin rutinë të mëngjesit. “Po sikur të fle pak këtë sezon?”, shkruan moderatorja, duke e shoqëruar fjalinë me një ‘emoji’ i cili i ka bërë të gjithë konfuzë.

Promoja e sezonit të ri televiziv për këtë emision nuk është transmetuar ende, ndërkohë që mbetet për tu parë se kush do ta moderojë këtë program shumë të ndjekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto