
Ditën e sotme bëhen 3 muaj që Klea Huta solli në jetë vogëlushin Krid. Sigurisht lumturia për të dhe Elgitin është e madhe, ndaj dhe dedikimet e bukura për Kridin janë të shpeshta.
Për të festuar 3 mujorin e vogëlushit, Klea ka postuar një foto në Instagram, të shoqëruar me një dedikim që shpreh tërësisht emocionet e saj.
“O mreti i mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël, sa të postoj këtë foto! Të dua Krid,” shkruan ajo krahas fotos.