“Po sfidojnë vështirësinë që ka sjellë pandemia”- Ministrja Manastirliu poston foton e ekipit të mjekëve që po i bën ballë COVID-19, në Shqipëri

22:42 17/10/20202min102
manastirliu3

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar në facebook foton e mjekëve që udhëheqin menaxhimin e situatës së pandemisë në Shqipëri.

“Po sfidojnë vështirësinë e kohës që ka sjellë pandemia, dhe nuk po lënë asgjë mangët, në shërbimin mjekësor për vogëlushët që trajtohen prej duarve të tyre të arta”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë:

Doktoreshë Anila, doktoreshë Mira, doktoreshë Numila, doktoreshë Adriana, doktoreshë Gjeorgjina, doktor Petriti dhe stafet mjekësore që kanë fatin të udhëhiqen prej tyre, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, me sakrificë dhe profesionalizëm.

Po sfidojnë vështirësinë e kohës që ka sjellë pandemia, dhe nuk po lënë asgjë mangët, në shërbimin mjekësor për vogëlushët që trajtohen prej duarve të tyre të arta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto