
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vaksinat e para në Kosovë do të mbërrijnë në qershor të vitit të ardhshëm, duke shtuar se kështu do të mund të mbrohen.
“Prognoza më optimiste është që vaksinat e para do të vijnë në Kosovë në qershor të vitit të ardhshëm, kështu që deri atëherë ne mbetet vetëm të mbrohemi nga Covid-19”, tha Sergy Koryak, përfaqësues i OBSH.
Kujtojmë këtu që, në 24 orët e fundit në Kosovë humbën jetën 6 pacientë, ndërsa u diagnostikuan 141 raste të reja, duke e çuar numrin total të të prekurve në rreth 13 mijë dhe bilanci i viktimave në 498.
Mirëpo, ende nuk kemi një informacion se kur do të vijë në Shqipëri vaksina anti-covid, edhe pse pak ditë më parë Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka gati fondin për blerjen e vaksinës, por jo se kur ajo do të vinte në Shqipëri.