“Po luftoj për miliona njerëz në mbarë botën”- Presidenti Trump publikon videon nga spitali: Do të kthehem shumë shpejt

17:50 04/10/20202min139
Trump-1

Presidenti Donald Trump postoi të shtunën një video nga spitali ku thotë se ka filluar të ndjehet më mirë dhe shpreson të “kthehet së shpejti”.

Në regjistrimin video prej katër minutash, Presidenti thotë se “nuk ndihej aq mirë” kur u shtrua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed të premten pasi doli se ishte infektuar me koronavirus.

Por ai tha se, tani ndihej shumë më mirë dhe se mjekët po punonin shumë për ta shëruar.

Zëri i presidentit tingëllonte pak i ngjirur në video, por ai dukej në humor të mirë. Ai tha se po luftonte për miliona njerëz në mbarë botën që kanë patur virusin.

Presidenti Trump tha se mund të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për të mbrojtur veten, por si president nuk mund t’ia lejonte vetes të “mbyllej në dhomën në katin e sipërm”.

Presidenti falenderon në video ekipin mjekësor që po e trajton si dhe udhëheqësit botërorë që i kanë dërguar urime. /Voa/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto