Kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe njëkohësisht deputeti i PS, Eduard Shalsi pati një debat me tone të forta me kryetarin e PD, Lulzim Bashën në momentin që po fliste për dekretin e presidentit Meta.

Basha ndërhyri nga vendi duke i kërkuar Shalsit që të mos vazhdonte të fliste për gjëra që sipas tij ishin një farsë. Ndërsa Shalsi nuk ndenji indiferent ndaj këtij sulmi, teksa it ha se zëri i ngritur nuk mund ta trembte përveçse ta bënte të qeshë.

Eduard Shalsi: Trashja jote e zërit dhe të bërit si i fortë mund të trembë ndonjë laraskë aty pranë teje. Përveç se më bën për të qeshur, nuk më bën asgjë tjetër.

Do flasim edhe për dekretin. Por ndjej një keqardhje të jashtëzakonshme. Ta kuptoj hallin por nuk ta qaj hallin.

Lulzim Basha: Ju jeni plehra fundërrina dhe banditë.

Shalsi: Si ka mundësi vetëm e trash zërin dhe kujton se po më tremb. Më bën të qesh që ke 16 vite në politikë dhe nuk ke bërë asgjë.