
Bota e modës ka marrë një tronditje të rëndë pas skandalit që ka plasur në familjen e njohur Gucci.
Bëhët fjalë për mbesën 35-vjeçare të themeluesit të kësaj marke, Alexandra Zarini, që ka bërë një padi në gjykaten e Los Angeles për njerkun e saj Joseph Ruffalo, nënën Patricia Guçi dhe gjyshen Bruna Palombo.
Në këtë padi ajo përshkruan abuzimet seksuale për 16 vite nga ana e njerkut të saj, që kanë nisur që në moshën 6-vjeçare. Ajo pretendon se njerku i hynte i zhveshur në shtrat dhe e detyronte të përdorte kokainë e drogëra të tjera.
Ajo akuzon nënën dhe gjyshen për fshehje të ngjarjes. Madje ka thënë se e kanë kërcënuar që të mos tregojë sepse do të dëmtohej imazhi i tyre prestigjoz.
Menjeherë ka ardhur dhe deklarata e nënës së vajzës, që mohon çdo akuzë të ngritur mbi të:
”Jam thellësisht e mërzitur për dhimbjen që Joseph Ruffalo i ka shkaktuar Alexandra-s . Ajo që ai i bëri asaj është e pafalshme, unë u shokova kur ajo më zbuloi gjithçka në Londër në shtator 2007 dhe menjëherë fillova procedurat e divorcit. Por jam po aq e shkatërruar nga akuzat plotësisht të rreme kundër meje dhe gjyshes së saj.’’