Plas sherri në SHBA/ Trump shpërthen në akuza: Po bëhet grabitje e madhe, po më vjedhin fitoren

09:41 04/11/20203min60
biden-trump-debat

Presidenti aktual Donald Trump, doli para mbështetësve për të dhënë se ka fituar zgjedhjet.

Por nga ana tjetër, ai ka hedhur akuza të fortë në drejtim të kundërshtarit, duke thënë se po bën përpjekje për të vjedhur zgjedhjet.

“Rezultatet e sotme kanë qenë fenomale. Qytetarët amerikanë u janë drejtuar në numër rekord qendrave të votimit dhe kjo është një shenjë e mirë.  Kemi fituar Ohajon. Kemi fituar Teksasin me diferencë prej 700 mijë vota. Kemi fituar në Goergia.

Ne jemi shumë para në vota dhe ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë. Dikush tha se ka fituar, dhe ndoshta edhe mund të fituam por ama ka shumë vota që duhen numëruar atje dhe janë në favorin tonë.) Bëhet fjalë për Arizonan ku Biden ka deklaruar se ka fituar. ( Ka pasur ndryshime votash në momentin e fundit. Por me e rëndësishme është se  ne jemi duke fituar Pensilvaninë me numër të madh votash.  Ata janë sh7umë larg me 64%të votave të numëruara do jetë e pamundur të na mundin në Pensilvbani

Guvernatori i Teksasit ka bërë një punë të mrekullueshme, ai më telefonoi dhe më uroi. Ne fituam. Askush se ka parë këtë. Kemi fituar shumicën e votave në Michigan,. Ishte një natë e shkëlqyer. Kemi fituar shtetet e rëndësishme. Çfarë ndodhi me këto zgjedhje. E di çfarë ndodhi? Ata e dinin se nuk mund të fitonin dhe thanë le të shkojmë në gjykatë. E kisha parashikuar unë këtë. E kisha ditur që nga dita që do të çonin në gjykatë. Florida ishte një fitore e jashtëzakonshme. Teksasi gjithashtu. Ohajo. Një ditë e shkëlqyer. Unë e dua shumë Ohajon. Rreth 500 mijë vota më shumë në Karolinën e Veriut.

Pastaj gjithçka ndaloi dhe kjo është grabitje ndaj popullit amerikan. Është turp. Ne i kemi fituar këto zgjedhje.  Ne do sigurohemi për integritetin. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë. Ne duam që këto vota të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në Gjykatën e Lartë dhe duam që votimi të mbarojë. Nuk duam më vota të hedhura në 4 të mëngjesit. Kjo është e turpshme”, tha Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto