
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka denoncuar se tek pallati “Sky Toëer” që ndodhet në zonën e ish-Bllokut do të ndërtohen pa leje edhe 7 kate shtesë.
Malltezi shprehet se këto ndërtime pa leje po i bën deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, por që në fakt ai është një zyrtar i LSI.
“Pse nuk e votojmë në shqiptarët? Se deputeti i PS-së ndërton 7 kate mbi 20 katëshin pa leje dhe qytetari burgoset për rregullim çatie”, shkruan Malltezi.
Postimi i plotë:
Cuditesh pse nuk te votojne me? Cuditesh pse ke humb kontaktet me njerezit? Po njerezit i burgos per riparim catie ndersa kete qe te ngroh xhepin e lejon te beje edhe 7 kate shtese permbi 20 kateshin pa leje?!
Co edhe motren e kunatin e tualetit te marre prape para ne trasta dhe cuditesh pse nuk te votojne me!
Ndërkohë, më herët Partia Demokratike ka denoncuar se për ndërjyrjet që janë bërë këtë pallat.