Plas bomba në Siri, 14 viktima pas sulmit të frikshëm terrorist

16:30 06/10/20203min116
siri2-696x435

Si pasojë e një sulmi me autobombë në rajonin Bab në veri të Sirisë, kanë mbetur të plagosur 50 persona dhe 14 civilë kanë humbur jetën.

Bomba ishte vendosur në një kamion në një qendër të frekuentuar. Mes të lënduarve nga sulmi terrorist kishte gra dhe fëmijë.

Ekipet shëndetësore dërguan në spital të plagosurit, kurse ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për personat që kanë mbetur nën rrënoja. Numri i viktimave dhe personave të humbur mendohet të jetë edhe më i lartë.

Dëmet materiale janë të shumta dhe dyshohet se sulmi është shkaktuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Rikujmë se si pasojë e një shpërthimi të ndodhur një ditë më parë në një pikë kontrolli të forcave të sigurisë në qendër të rajonit Bab, humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto