Plagosja në “Astir”/ Zbardhet emri i autorit 20 vjeçar, shpallet në kërkim edhe një vajzë

12:17 21/09/20201min134
asfsad

Policia ka vijuar hetimet për ngjarjen e të dielës pasdite, ku 20 vjeçari Aleksandër Mehmetaj, plagosi me armë në këmbë 45 vjeçarin Spartak Beqaraj në zonën e Astirit në Tiranë.

Autori Mehmetaj mësohet se është person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi 20 vjeçari akuzohet edhe për një tjetër tentativë vrasje.

Për ngjarjen e së dielës, veç autorit mësohet se janë shpallur në kërkim nën akuzën e mos kallëzimit të krimit edhe dy persona të tjera

E.D, 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe.

Spartak Beqaraj menjëherë pasi është plagosur në këmbë është dërguar në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto