
Një 59 vjeçar shqiptar ka sulmuar një ditë më parë me thikë një infermiere në një spital në Athinë dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni i dhomës ku ishte shtruar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin e Attikos, ku shqiptari, i cili ishte diagnostikuar me kancer marsin e vitit të kaluar, ishte i shtruar në spital që prej 19 gushtit.
Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili goditi me thikë infermieren, besonte se e kishin operuar padrejtësisht ditët e fundit.
59-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në mushkëri për të hequr një tumor, për këtë ai u trajtua në klinikën e kardiologjisë në katin e parë të spitalit.
Bashkëshortja e tij në një deklaratë për mediat greke, ka thënë se 59-vjeçari nuk kishte një histori të çrregullimeve mendore, megjithatë, ditët e fundit ai i ishte shprehur të shoqes se e kishin operuar padrejtësisht.