Plagoset me thikë 17 vjeçari, transportohet në spital dhe futet në sallën e operacionit. Policia jep detajet

16:18 22/09/20202min187
patos-plagosje

Mësohet se i plagosuri është Elvin Zira, i cili është transportuar në spital dhe është duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe si është plagosur adoleshenti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e saj, ndërsa po merren në pyetje edhe dëshmitarët.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjeke  të tijë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto