Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Tropojë

09:40 05/10/20201min129
policia-naten

Një 35 vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tropojë mbrëmjen e sotme.

Autori i dyshuar është shoqëruar për në komisariat, ndërkohë që sipas policisë konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

Plagosi me armë zjarri 35 vjeçarin, por falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Tropojës autori i dyshuar i plagosjes.

Më datë 04.10.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Babinaj, Tropojë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.H., 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin L.H., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A.H, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Tropojë, për veprime të mëtejshme hetimore.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjakovës për mjekim më të specializuar.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto