Plagoset 27-vjeçari nga Patosi, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

16:16 05/12/20201min117
auto-policia-e-fierit1491059570_1497099735-6063904-1-600x329

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, me pasojë plagosjen e një 27-vjeçari.

Policia njofton se i riu ka humbur kontrollin e mjetit tip “Bezn” dhe ka dalë nga rruga, te “Rrethrrotullimi i Patosit”.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, shtetasi O. S., 27 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto