Pirro Dhima debaton me gazetaren: S’jam me origjinë shqiptare, por grek i lindur në Shqipëri

20:03 12/10/20202min207
pyrros-696x391

Ish-kampioni i peshëngritjes, Pirro Dhima ka debatuar me një gazetare greke duke i kërkuar kësaj të fundit që të saktësojë faktin se nuk është me origjinë shqiptare, por grek i lindur në Greqi.

Në një artikulli të gazetares Elena Akrita shkruante në median greke “Ta Nea” se “Kampioni ynë me origjinë shqiptare me qëndrimin e tij i jep një mësim demokracie të gjithë Parlamentit Grek”.

Dhima në një replikë e falënderon gazetaren për vlerësimin por i shkruan se: Përshëndetje zonja Akrita. Unë do të doja të ju falënderoj për referencën tuaj për mua në artikullin tuaj në “Nea”. Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare. Unë jam një grek i lindur në Shqipëri, një fëmijë i pakicës. Sigurisht që do të ishte e paqëllimshme, thjesht doja ta theksoja. Të jeni mirë dhe faleminderit shumë”.

Pirro Dhima u lind në vitin 1971 në Himarë. Ai si peshëngritës u formua fillimisht në vendlindje dhe më pas në Tiranë, teksa ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 1989.

Më pas emigroi në Greqi pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri dhe përfaqësoi vendin fqinj teksa arriti suksese të mëdha si tre medalje të arta olimpike rresht dhe shumë çmime kompeticionesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *