
Njësia Administrative Bubullimë në Lushnje është mbyllur, duke mos ofruar asnjë lloj shërbimi publik, për shkak se një prej punonjësve të kësaj njësie ka rezultuar pozitive me Covd-19, duke u vetëkarantinuar në banesën e saj.
Ndërkohë, edhe pjesa tjetër e stafit është karantinuar deri në daljen e përgjigjeve të tamponit.
Nuk dihet ende se sa do zgjasë mbyllja e kësaj njësie administrative, por siç duket do të varet nga përgjigjet e testeve të punonjësve.
