Përshkallëzohet konfliktit në Nagorno-Karabak/ Një raketë godet një zonë të banuar, qindra njerëz nën rrënoja

10:33 17/10/20201min143
Karabak-696x378

Një raketë goditi një zonë të banuar gjatë natës dhe shkaktoi viktima në Ganja, qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, duke shënuar një përshkallëzim të konfliktit në Nagorno-Karabak, disa orë pas bombardimeve në Stepanakert, kryeqyteti i rajonit separatist.

Në Ganja “shumë njerëz janë nën rrënoja, disa kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur“, thonë dëshmitarët.

Ekipet e shpëtimit po punonin në vendin e ngjarjes të shtunën në mëngjes. Disa shtëpi ishin pothuajse të rrafshuara. Një ekskavator po pastronte mbeturinat.

Zyra e prokurorit tha se Armenia gjithashtu shënjestroi raketa në qytetin Mingechavir, por që sistemi azer i mbrojtjes ajrore i rrëzoi ato.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto