“Përplasje e fortë” për Floridën/ Mediat ndërkombëtare: Të gjithë sytë nga shteti juglindor, Trump dhe Biden ‘kokë më kokë’

03:16 04/11/20201min106
201022110005-05-trump-biden-split-large-169

Florida duket se është shndërruar në një krye fushë-betejë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Mediat amerikane, CNN dhe BBC po i kushtojnë një vëmendje të veçantë shtetit ku Trump dhe Biden luftojnë thuajse ‘egërsisht’ me vota për të marrë 29 vota elektorale.

Gara është shumë e ngushtë në shtetin juglindor teksa Trump kryeson ndaj Biden edhe pse me një diferencë të ngushtë votash.

Në Florida janë numëruar mbi 80% e votave teksa Trump ka marrë 5 528 950 ose 51.2% kundrejt Biden me  5 182 536 ose 47.9%.

Duket se Florida do të jetë shteti kyç që do vendosë se për kë do shkojë fitorja, ndërkohë në shtetet e tjera situata sa vjen dhe po qartësohet. Me pikëpyetje mbeten vetëm Georgia, Pensilvania, Ohio dhe Karolina e Veriut, Miçigan si dhe Teksas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto