Përplasja e ashpër për Detin mes Turqisë dhe Greqisë/ Franca bën lëvizjen e papritur

20:33 26/08/20202min100
in_this_tuesday_july_9_2019_photo_a_helicopter_flies_near_turkeys_drilling_ship_fatih_dispatched_towards_the_eastern_mediterranean_near_cyprus._ap

Përplasja që po zhvillohet mes Turqisë dhe Greqisë për burimet natyrore në Mesdhe kanë ndërhyrë edhe shtetet e tjera të fuqishme.

Një ndër to është edhe Franca. Ajo i ka dalë në krah Athinës duke i adresuar Ankarasë një mesazh të qartë se Mesdheu nuk është një shesh lojërash.

Ministrja e Mbrojtjes në Francë, Florence Parly madje ka bërë të ditur se trupat ushtarake franceze po stërviten me ato greke dhe qipriotë në Mesdhe me asete ajrore e detare.

Parly i drejtohet Turqisë, se Mesdheu Lindor nuk është ‘shesh loje’ për ambiciet e disave dhe ligji ndërkombëtar duhet të jetë rregull e jo përjashtim.

”Mesdheu lindor po kthehet në një hapësirë tensioni. Respektimi i ligjit ndërkombëtar duhet të jetë rregull dhe jo përjashtim. Me partnerët tanë qipriotë, grekë dhe italianë ne po fillojmë një stërvitje ushtarake sot me asete ajrore dhe detare. Mesazhi ynë është i thjeshtë: përparësia ndaj dialogut, bashkëpunimit dhe diplomacisë në mënyrë që Mesdheu Lindor të bëhet një zonë e stabilitetit dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar. Nuk duhet të jetë një shesh lojrash për ambiciet e disave; është një e mirë e zakonshme.”- shkruan Parly./Descript.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto