Përplasen makinat në Pogradec, plagosen dy persona. Ambulanca niset drejt vendngjarjes

17:54 07/10/20201min142
aksidenti-korce2

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Lin.

Paraprakisht mësohet se dy mjete janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një ambulancë është nisur drejt vendngjarjes, si dhe shërbimet e policisë që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.