Përplas për vdekje një person, duke kryer manovrën e kthimit të automjetit

13:53 11/06/20212min59
ambulance-itali-642x405

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 29-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan, R.O ka qënë duke kryer një manovër kthimi pas të fugonit duke goditur edhe 80-vjeçarin.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto