Përmbytet Durrësi/ Bylykbashi: Më 25 prill durrsakët do t’i bëjnë “rrespektet” e fundit Dakos dhe Ramës

11:48 13/10/20203min125
download (100)

Durrësi është një nga qytetet në vend që i cili nuk i shpëton përmbytjeve sa herë ka reshje të dendura shiu.

Situata është përsëritur edhe mbrëmjen e të hënës, ku rrugët u mbushën me ujë duke bërë të pamundur kalimin e këmbësorëve, gjithashtu edhe automjeteve.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili ka postuar në rrjetin social FB një video me rrugë të përmbytura në Durrës teksa akuzon Ish-kreun e bashkisë Vangjush Dakon dhe kryeministrin Edi Rama për këtë situatë.

Bylykbashi thotë se më 25 prill 2021 durrsakët do t’i bëjnë “rrespektet” e fundit me votë kryehajdutit që qeveris vendin dhe bandës së tij që grabit Durrësin

Postimi i plotë:

Durresi nuk do ta harroje barbarine!

Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rruget e Durresit sa here bie shi. Durrsaket do t’i ‎kujtojne me neveri “punen” dhe “veprat” e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot. Nuk kane si t’i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit. Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t’i bejne “rrespektet” e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin.-shkruan Bylykbashi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto