Përkujtohen sulmet e 11 shtatorit/Met: Shqipëria e vendosur në angazhimin përkrah SHBA dhe NATO-s

14:02 11/09/20201min108
74d8f512c520e0cbdcb6e866fd98b56b_L-696x392

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në reagimin e tij, presidenti Ilir Meta shprehet se Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s për të luftuar terrorizmin.

Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!

Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.

Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto