Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi/ Hap dyert spitali Covid3, ja sa pacientë janë shtruar sot atje

11:09 31/10/20201min81
infektiv-spital

Përkeqësimi i situatës në dy spitalet e para me pacientë të infektuar me koronavirus ka bërë që Covid 3 të hapë dyert këtë të shtunë të 31 tetorit.

Sipas News 24, në spitalin Covid3 janë shtruar 6 pacientët e parë.

Një ditë më parë, në raportimin e shifrave zyrtare, ministria e Shëndetësisë tha se në dy spitalet Covid ishin të shtruar gjithsej 301 pacientë.

Ndërkohë, vijon të rëndohet bilanci i viktimave. Dje, si pasojë e COVID-19 kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë duke e çuar në 502 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *