“Përkeqësim i situatën meteorologjike në Jon”- Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron….

23:37 16/09/20205min73

deti i keq

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron për përkeqësim të situatës meteorologjike në Detin Jon, për shkak të krijimit të një cikloni që pritet të godasë pjesë të ndryshme të Greqisë.

Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se reshje shiu kanë nisur nga pasditja e ditës së sotme dhe do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij.

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu, nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s 🌊. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Siguria juaj prioriteti ynë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto